Vazhdo leximin
e shtunë, 24 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Vedat Muriqi premton gol para derbit të Stambollit

Sulmuesi i Kosovës i premton trajnerit Ismail Kartal se do të shënojë në ndeshjen kundër Galatasarayit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i ka premtuar trajnerit Ismail Kartal se do të shënojë gol në derbin e Stambollit kundër Galatasarayit, njoftojnë mediumet turke. Ndeshja i takon xhiros së nëntë dhe do të zhvillohet të hënën nga ora 19:30, ndërsa Fenerbahçe renditet në vendin e tretë me 16 pikë, tri më pak se kreu i tabelës.

Vedat Muriqi premton gol para derbit të Stambollit
Foto: euronews.al

Gjatë kësaj jave, trajneri dhe lojtari kanë mbajtur një takim privat ku sulmuesi është shprehur tejet i motivuar. «Do të shënoj gol ndaj Galatasarayt. Mos u brengos», raportohet t’i ketë thënë Muriqi trajnerit të tij. Gjatë merkatos së verës, ai u transferua te Fenerbahçe nga skuadra spanjolle Mallorca për shumën prej 16 milionë eurosh, ndërsa në 14 paraqitjet e para ka realizuar tetë gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 25 kamera →