Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Veçohet procedura për dy të akuzuarit për barrikadat në veri

Gjatë seancës në Gjykatën Themelore në Prishtinë është marrë vendim për ndarjen e procedurës për dy prej të pandehurve.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është marrë vendim që të veçohet procedura për të pandehurit Millosh Radosavljeviq dhe Dushan Dobrac, pasi ata kanë arritur marrëveshje me Prokurorinë për pranim të fajësisë lidhur me rastin e barrikadave të vendosura në veri të vendit. Kjo seancë vjen pas dështimit të shqyrtimit fillestar që ishte paraparë të mbahej gjatë muajit korrik.

Veçohet procedura për dy të akuzuarit për barrikadat në veri
Foto: zhurnal.mk

Në këtë proces gjyqësor, të akuzuar janë edhe Dushan Maksimoviq, Nemanja Joloviq, Sërdjan Vuçiniq dhe Nenad Orloviq. Sipas aktakuzës, të pandehurit ngarkohen se kanë bllokuar rrugët kryesore duke përdorur mjete të rënda si ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe kamionë të mbushur me zhavorr. Gjatë zhvillimit të seancës u bë e ditur gjithashtu mungesa e të akuzuarit Nenad Orloviq dhe e mbrojtësit të Sërgjan Vuçiniq.

Facebook WhatsApp X
LIVE Brod, Dragash 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme