Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Sassuolo pëson 12 gola në tri ndeshje pa Arijanet Muricin në portë

Trajneri Alberto Aquilani e la në bankën rezervë portierin e Kosovës pas gabimeve, por mbrojtja e skuadrës italiane vazhdoi të çedojë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Trajneri i Sassuolos, Alberto Aquilani, pati shprehur më parë mbështetje dhe respekt të madh për portierin e kombëtares së Kosovës, Arijanet Murici, duke e cilësuar si një lojtar me potencial që mund të luajë në çdo ligjë në botë. Megjithatë, tekniku italian kishet ngritur gjithashtu kritika për gabimet e përsëritura të portierit që sipas tij kishin ndikuar te ekipi, duke përfunduar në lënien e tij në bankën rezervë pas ndeshjes ndaj Frosinones ku skuadra u mposht me rezultatin 4-2.

Sassuolo pëson 12 gola në tri ndeshje pa Arijanet Muricin në portë
Foto: rajonipress.com

Pavarësisht këtij ndryshimi, heqja e portierit kosovar nga formacioni titullar nuk solli zgjidhje për problemet defensive të klubit italian. Në tri ndeshjet e fundit pa Muricin mes shtyllave, Sassuolo regjistroi humbje radhazi, duke u mposhtur 2-0 nga Como, 6-2 nga Lazio dhe 4-2 nga Fiorentina. Këto rezultate dëshmuan se brishtësia e prapavijës vazhdoi gjatë 270 minutave të luajtura, me 12 gola të pranuar në total.

Për të ardhmen e portierit, mbetet të shihet nëse trajneri do t'ia rikthejë besimin dhe nëse ai do të ketë mundësinë e rikthimit në formacionin titullar të skuadrës.

Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton 2, Prishtinë 25 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme