Zhurma Press E Enjte · 17 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 22:11 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Kronikë e zezë MKD

Vdes në moshën 86-vjeçare likenologu i njohur Murat Murati

Kush ishte profesori Murat Murati dhe cili ishte kontributi i tij në shkencat biologjike?

Redaksia ZHURMA 23:52 1 min lexim
Vdes në moshën 86-vjeçare likenologu i njohur Murat Murati
FOTO · Foto: Pixabay Arkivi ZHURMA

STRUGË — Ditën e diel ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare profesori dhe shkencëtari i njohur, Dr. Murat Murati. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit. Sipas njoftimit të tyre, lamtumira e fundit do t'i jepet ditën e hënë në qytetin e Strugës, ku ai jetonte kohët e fundit.

I lindur në Zajaz më 17 mars 1940, Murati përfundoi shkollën fillore në vendlindje për të vazhduar më pas shkollimin e tij në Normalen e Shkupit. Pasi punoi një vit si mësues në Zajaz, ai regjistroi studimet në Universitetin "Kiril dhe Metodij" në Shkup, ku u diplomua në degën e Biologjisë.

Pas diplomimit, ai u punësua si profesor në Normalen e Shkupit dhe vazhdoi studimet pasdiplomike në Universitetin e Zagrebit. Atje kreu magjistraturën dhe doktoraturën në shkencat biologjike, konkretisht në degën e botanikës. Me këto arritje akademike, ai u shndërrua në një prej likenologëve më eminentë në Ballkan dhe më gjerë.

Gjatë karrierës së tij të gjatë akademike, ai punoi si profesor i rregullt në Sh.L.P-Gjakovë dhe gjithashtu ishte ndër të parët që dha mësim në Universitetin e Tetovës. Deri në pensionimin e tij, ai shërbeu për shumë vite si profesor dhe më pas si Dekan në F.P-Shkup.

Në rrafshin shkencor, ai bashkëpunoi ngushtë me studiues të njohur si Pavletiq, Kodoreanu, Tobulevski, Sorensen dhe Meyer. Përveç kësaj, ai mbetet shkencëtari i vetëm që kreu dhe botoi veprën 'Flora e likenëve të ish-Jugosllavisë'. Ai cilësohet si një shkencëtar i emancipimit dhe flamurtar i kauzës shqiptare.

Burim: TV21
— Redaksia ZHURMA

Komentet