Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Pandovski: Gjyqësori varet nga ndikimi politik dhe buxheti

Kryetari i Transparency International Maqedoni flet për mangësitë në sundimin e së drejtës dhe financimin e drejtësisë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryetari i Transparency International Maqedoni, Blagoja Pandovski, ka theksuar se mungesa e pavarësisë së gjyqësorit lidhet ngushtë me ndikimin politik dhe financimin nga buxheti i shtetit. Gjatë një paraqitjeje televizive në emisionin “IMPAKT” në TV Shenja, ai përmendi se Raporti i KE-së dhe gjetjet e World Justice Project nxjerrin në pah mangësitë në sundimin e së drejtës dhe ndikimin e pushtetit ekzekutiv ndaj organeve gjyqësore.

Pandovski: Gjyqësori varet nga ndikimi politik dhe buxheti
Foto: almakos.com

«Në pjesën e World Justice Project, përkatësisht sundimi i së drejtës, një nga mangësitë më të mëdha të detektuara është pjesa e pavarësisë së gjyqësorit, do të thotë ndikimi ndaj organeve gjyqësore, aty theksohet nga ana e autoriteteve tjera si pushteti ekzekutiv e kështu me radhë», u shpreh Pandovski. Sipas tij, institucionet e drejtësisë mbeten të varura nga shteti për sigurimin e mjeteve financiare të nevojshme për punën e tyre.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme