Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Vazhdojnë protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë

Protestuesit bllokojnë rrugën para stacionit policor në ditën e nëntë të protestave për drejtësi.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt kanë hyrë në ditën e nëntë, ndërsa qytetarët kanë bllokuar rrugën para stacioni policor në Prishtinë duke vendosur parullën «Gjumi s’ka me ju marrë». Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati i saj, pasi ajo ishte kthyer nga Policia ku kishte denoncuar ish-bashkëshortin për kanosje dhe pak ditë pasi u kishte dërguar një letër institucioneve duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

Vazhdojnë protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë
Foto: ekonomiaonline.com

Vrasja ka nxitur reagime të shumta, protesta dhe masa brenda institucioneve, duke sjellë dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe suspendimin e prokurorëve dhe zyrtarëve policorë. Ndërkohë, është thirrur një protestë mbarëkombëtare për të shtunën nga ora 12:00, me nisje nga Katedralja „Nënë Tereza“ në Prishtinë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme