Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Varroset sot me nderime heroi Idriz Rrecaj

Skenderaj organizon homazhe dhe ceremoninë e varrimit për Idriz Rrecajn, pasi mbetjet e tij u zbuluan në varrezën masive të Zubin-Potokut.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Në Komunën e Skenderajt zhvillohen aktivitetet përkujtimore dhe lamtumira e fundit për Idriz Rrecajn, eshtrat e të cilit u gjetën në varrezën masive në Zubin-Potok. Ai ishte ndër viktimat e “Grupit të intelektualëve”. Programi nis në orën 12:00 me akademinë përkujtimore te Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”. Më pas, nga ora 13:00 deri në orën 15:00, qytetarët bëjnë homazhe te arkivoli në Palestrën Sportive “Ilaz Kodra”. Ceremonia e varrimit mbahet në orën 16:00 te Varrezat e Dëshmorëve në Marinë.

Varroset sot me nderime heroi Idriz Rrecaj
Foto: vushtrriaonline.net

Lexo edhe

Më shumë →

Kjo histori — 3 zhvillime

  1. 20 shtator Idriz Rrecaj identifikohet mes viktimave të varrezës masive në veri
  2. 11 tetor Kurti viziton familjet e Salih Mëziut dhe Idriz Rrecajt
  3. 16 tetor Varroset sot me nderime heroi Idriz Rrecaj · ky artikull
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 25 kamera →