Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Bilalli-Zendeli: Propozim-ligji i VLEN-it legalizon konkurset e pabarabarta

Zëdhënësja e BDI-së deklaroi se partia e saj nuk do ta mbështetë propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

BDI-ja ka bërë të qartë se nuk do të ofrojë mbështetje për propozim-ligjin lidhur me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Gjatë një paraqitjeje televizive në emisionin «N’Dritë», zëdhënësja e saj, Arta Bilalli Zendeli, theksoi se do të ishte më mirë të mos ekzistonte fare një ligj i tillë, sesa të miratohej teksti aktual i propozuar nga VLEN-i.

Bilalli-Zendeli: Propozim-ligji i VLEN-it legalizon konkurset e pabarabarta
Foto: albeu.com

Sipas saj, ligji do t'i japë bazë ligjore modelit të konkurseve me raportin 50 me 2, 35 me 0 dhe 27 me 1. Ajo tha se konkurset e tilla mund të kritikohen apo të kërkohet rishqyrimi i tyre, mirëpo pasi të mbështeten në kornizën juridike, rrezikojnë të bëhen pjesë e përditshmërisë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 25 kamera →