Idriz Rrecaj identifikohet mes viktimave të varrezës masive në veri
Laboratori i ADN-së në Hagë konfirmoi zyrtarisht identifikimin e Idriz Rrecajt nga Llausha e Skënderajt, pas 27 vitesh pritje.
Idriz Rrecaj nga Llausha e Skënderajt është njëri prej tre viktimave të konfirmuara përmes analizave të ADN-së të mbetjeve mortore të gjetura në lokacionet e varrezave masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, pas 27 vjetësh.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Shpëtim Rraci, i cili përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se familja është informuar zyrtarisht nga institucionet për konfirmimin e identifikimit nga laboratori i ADN-së në Hagë.
“Pas 27 vitesh pritje, dhimbje dhe pasigurie, morëm lajmin nga institucionet tona që nga laboratori i ADN-së në Hagë është konfirmuar zyrtarisht identifikimi i prindit tim, Idriz Rrecaj”, ka shkruar ai, duke shtuar se pyetjes për fatin e prindit të tij i ka ardhur fundi.
Idriz Rrecaj ishte në mesin e 23 burrave që u zhdukën në prill të vitit 1999.
Burimet: Zëri; Epoka e Re; Veriu.info; Ekonomia Online; Gazeta Express (klaster 5 outlets).