Siguria e të dhënave digjitale në Kosovë dhe sfidat e institucioneve
Analizë mbi sigurinë e qendrave të të dhënave shtetërore, gjetjet e auditorëve dhe rreziqet për shërbimet digjitale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Sulmet e fundit me dronë ndaj qendrave të të dhënave të gjigantit rus Yandex kanë ngritur pyetje rreth ndërprerjes së shërbimeve digjitale dhe gatishmërisë së institucioneve. Në Kosovë, shumica e të dhënave institucionale ruhen në Qendrën e të Dhënave Shtetërore, ndërsa disa gjenden në serverët e institucioneve të veçanta, sipas ish-drejtorit të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, Kujtim Gashit. Këto të dhëna përfshijnë informacione personale dhe mundësojnë funksionimin e shërbimeve si portali e-Kosova.
Zyra Kombëtare e Auditimit ka konstatuar se Agjencia e Shoqërisë së Informacionit nuk ka qenë e përgatitur për rikthimin e shërbimeve elektronike në raste emergjente, duke munguar një plan i dokumentuar dhe i testuar për rikuperimin e sistemeve, si dhe qendra rezervë funksionale.