Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Batatina: S’ka ardhur koha ta shoh Llapin me syze nga tribuna

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, flet për situatën e skuadrës në Superligën e Kosovës në futboll dhe synimet e klubit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Skuadra e Llapit ka fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e edicionit aktual të Superligës së Kosovës në futboll. Ky edicion e ka gjetur skuadrën në vendin e parafundit me katër pikë, ndërsa vetëm Vushtrria ndodhet në vendin e fundit me një pikë më pak. Përkundër kësaj serie, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, nuk e mendon dorëheqjen dhe thotë se pozita e parafundit në tabelë nuk e shqetëson.

Batatina: S’ka ardhur koha ta shoh Llapin me syze nga tribuna
Foto: koha.net

«Llapi duhet të arrijë në nivele të larta për ta parë me syze nga tribuna», është shprehur trajneri llapjan. Ai shton se ka qenë në situata edhe më të vështira me klubin dhe ka ditur t'ia dalë, duke besuar te potenciali dhe përkrahja nga drejtuesit e klubit. Sipas tij, synimet mbeten që skuadra të përfundojë në katër vendet e para dhe të dalë në Evropë përmes Kupës së Kosovës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rr.Tirana, Prizren 25 kamera →