Valë polare pritet të përfshijë Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin
Parashikohet depërtimi i një vale polare nga Arktiku në Ballkan gjatë dhjetëditëshit të tretë të muajit tetor.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Meteorologu Slavcho Poposki ka njoftuar se gjatë dhjetëditëshit të tretë të muajit tetor, një masë ajrore polare me origjinë nga Arktiku pritet të mbulojë të gjithë Ballkanin, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Sipas përditësimeve të fundit të modelit meteorologjik ECMWF (Qendra Evropiane për Parashikime Afatmesme), në vende të caktuara temperaturat e ajrit mund të bien nën -10 gradë.
Sa i takon reshjeve, gjatë të njëjtës periudhë parashikohen reshje dëbore lokale më të dobëta në të gjithë Gadishullin Ballkanik. Megjithatë, është theksuar se kjo është një analizë meteorologjike shumë jozyrtare dhe se me rifreskimet e mëvonshme të modeleve do të ketë ndryshime të tjera. Ky paralajmërim nuk duhet marrë në asnjë mënyrë si përfundimtar, por vetëm si një paralajmërim jozyrtar meteorologjik.