Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Çfarë tregon monitorimi i ujit në plazhin e Velipojës?

Pse u konfirmua cilësia e shkëlqyer e ujit në plazhin e Velipojës?

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË — Monitorimet e kryera sipas standardeve evropiane kanë konfirmuar cilësinë e shkëlqyer të ujit në plazhin e Velipojës. Lajmin e bëri sot të ditur kryetari i bashklisë Shkodër, Benet Beci.

Çfarë tregon monitorimi i ujit në plazhin e Velipojës?
Foto: Wikimedia Commons

“Monitorimet e kryera sipas standardeve evropiane të Bathing Water Quality, të përdorura në të gjitha vendet e Evropës për vlerësimin e cilësisë së ujit të plazheve, konfirmojnë se cilësia e ujit të plazhit në Velipojë është e shkëlqyer”, u shpreh Beci.

Ky vlerësim, sipas tij, bazohet në analiza të rregullta mikrobiologjike dhe dëshmon se Velipoja vijon të jetë ndër destinacionet bregdetare me ujërat më të pastra në Shqipëri.

Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme