Njoftimi zyrtar konfirmon se uji në kryeqytet është i sigurt për pije
Analizat laboratorike të kryera nga Sektori i Kontrollit Sanitar tregojnë se uji në qytetin e Shkupit plotëson të gjitha standardet përkatëse.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
SHKUP — Uji në Shkup është i sigurt për pije dhe plotëson standardet e përcaktuara nga autoritetet kompetente. NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” Shkup ka bërë publike të dhënat e raportit javor mbi cilësinë e ujit të pijshëm, duke u bazuar në analizat e kryera nga Sektori i Kontrollit Sanitar.
Gjatë periudhës nga 19.10.2026 deri më 22.10.2026, ky sektor ka marrë 159 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 159 mostra për analiza mikrobiologjike. Kontrollet janë shtrirë në 44 pika matëse në territorin e qytetit të Shkupit, me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve.
Sipas rezultateve të dala nga laboratorët, të gjitha mostrat e analizuara janë përputhur plotësisht me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm, e cila mbështetet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, Nr. 183/18.