Maqedonia e Veriut shënon tetë raste të reja me HIV gjatë shtatorit
Gjatë muajit shtator janë konfirmuar tetë raste të reja me HIV-SIDA në vend, duke e çuar totalin e të prekurve në 49.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë muajit shtator, në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar tetë raste të reja me HIV-SIDA. Katër prej personave të prekur i përkasin grupmoshës 30-39 vjeç, ndërsa të tjerët janë të moshës nga 15 deri në 59 vjeç. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 49 deri në fund të muajit të kaluar.
Që prej vitit 1987, kur kanë nisur regjistrimet, numri total i rasteve në vend ka kapur shifrën 778. Prej tyre, 144 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 520 vazhdojnë të jetojnë me sëmundjen. Rasti i fundit i vdekjes i regjistruar nga kjo sëmundje daton në vitin 2018.