Nikolloski: Maqedonia do të përdorë teknologjinë Starlink
Maqedonia bëhet ndër vendet e para me teknologjinë Starlink përmes operatorit të tretë celular.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Maqedonia do të pozicionohet ndër shtetet e para ku do të zbatim të gjejë teknologjia «Starlink», duke u shërbyer nga operatori i tretë celular që pritet të sjellë konkurrencë më të madhe në treg. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, bëri të ditur përmes një postimi se krahas Ukrainës, vendi ynë dhe Mali i Zi do të përdorin drejtpërdrejt këtë rrjet. Sipas tij, tarifat e shërbimeve pritet të jenë ndjeshëm më të ulëta krahasuar me dy operatorët ekzistues.
Kushtet e përcaktuara në marrëveshjen e koncesionit parashikojnë që operatori të mbulojë të paktën një qytet brenda muajit mars, ndërsa shtrirja e plotë e operacioneve në të gjithë territorin e shtetit duhet të nisë brenda përfundimit të vitit. Si pikënisje të këtij procesi, qyteti i përzgjedhur nga operatori për fazën e parë është Shkupi.