Trupa e shkollës “Andon Xoxa” fitoi tri çmime në Zagreb
Nxënësit fierakë u vlerësuan në Festivalin Teatror Ndërkombëtar të Fëmijëve në Gjuhën Shqipe.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
FIER — Trupa teatrale e shkollës 9-vjeçare “Andon Xoxa” në Fier u kthye me tri vlerësime nga Festivali Teatror Ndërkombëtar i Fëmijëve në Gjuhën Shqipe në Zagreb të Kroacisë. Nxënësit u paraqitën në skenë me dramën “Gjaku i arbrit”, nën drejtimin e mësueses Laureta Janollari, duke sjellë para publikut gjuhën, historinë dhe kulturën shqiptare.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur përmes rrjeteve sociale se trupa fitoi çmime ku u veçuan Ema Mëngjezi si aktorja më e mirë dhe Edlin Dhefto si aktori më i mirë. Kumbaro vlerësoi përkushtimin e nxënësve dhe të mësueses, ndërsa arritja u cilësua si një hap i rëndësishëm për promovimin e kulturës kombëtare përtej kufijve.