Influencerja Doresa rrëfen katër vitet e bullizmit nga një grup vajzash
Influencerja shqiptare në Gjermani, Doresa, ndan përvojën e rëndë të bullizmit dhe bën thirrje kundër kësaj dukurie.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim
Influencerja shqiptare që jeton në Gjermani, Doresa, ka ndarë me ndjekësit një rrëfim të dhimbshëm nga e kaluara, duke treguar se është përballur me katër vite bullizmi nga një grup vajzash shqiptare. Ky reagim është publikuar në një kohë kur në rrjet po diskutohet për Jona Krasniqin e Big Brother VIP Kosova 5 dhe grupin e saj, lidhje kjo që e ka shtyrë Doresën të flasë publikisht për atë periudhë të vështirë.
Përmes një videoje të publikuar, ajo ka treguar se para nëntë vitesh nuk do të kishte pasur guximin të fliste kaq hapur apo të bënte publike një histori të tillë, pasi ishte ballafaquar me përpjekje për t'i shkatërruar çdo gjë në jetë deri në pikën kur nuk dëshironte më të jetoja. Megjithatë, ajo thekson se sot ndihet më e fortë dhe nuk lejon më askënd ta trajtojë në atë mënyrë, duke u bërë thirrje të gjithë personave që përballen me situata të ngjashme të mos heshtin dhe të mos lejojnë askënd t'ua cenojë dinjitetin e vetëbesimin.
Ajo ka shtuar se synon ta shfrytëzojë audiencën e ndërtuar ndër vite për të mbrojtur dhe për t'u angazhuar në emër të të gjithë viktimave të bullizmit. «Sot e kam këtë ndikim që dikur dikush gjithmonë tentonte të ma merrte. Sot dua të angazhohem në emër të të gjitha viktimave të bullizmit», u shpreh ajo mes tjerash.