Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Tre persona arrestohen për dy raste të vjedhjes së rëndë në "Trepça"

Hetuesit në Mitrovicë arrestuan tre të dyshuar dhe sekuestruan një automjet me rimorkio gjatë bastisjeve.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

GJILAN — Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë kanë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në dy raste të vjedhjes së rëndë në hapësirat e ndërmarrjes SHA "Trepça". Pas një pune hetimore dhe sigurimit të provave, janë realizuar bastisje në disa lokacione, ku u arrestuan të dyshuarit dhe u sekuestruan një automjet me rimorkio si dhe dëshmi të tjera materiale.

Foto: ekonomiaonline.com
Foto: ekonomiaonline.com

Dyshohet se të arrestuarit, në bashkëveprim, kanë kryer dy vjedhje të ndodhura disa muaj më parë në Mitrovicë. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme