Totaj: Qeveria po na i merr paratë, mund të na ndalet rryma në shkolla
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaron se Kuvendi Komunal i ka borxh KEDS-it dhe se Qeveria qendrore po ua merr mjetet buxhetore.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka paralajmëruar se shkollat e qytetit mund të mbeten pa rrymë elektrike si pasojë e borxhit që Kuvendi Komunal i ka kompanisë KEDS. Gjatë një paraqitjeje në emisionin «Frontal» në T7, ai ka theksuar se mjetet e buxhetit të Komunës së Prizrenit merren nga Qeveria qendrore në çdo pozicion ku i gjen.
«Na s’kemi para me e pagu rrymën, sepse qeveria na i merr mjetet në secilin pozicion, kudo që i gjen», ka thënë Totaj.