Tirana ofron ndihmë të specializuar për 41-vjeçarin e aksidentuar
Hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë të ndodhur në mesnatë në rrugën e Voskopojës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një 41-vjeçar banues në fshatin Gjonomadh është transportuar drejt kryeqytetit për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, pasi u përplas nga një automjet në rrugën e Voskopojës. Ngjarja është regjistruar rreth mesnatës, ndërsa i dëmtuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të dëmtimeve të rënda që ka pësuar nga përplasja.
Autoritetet ende nuk kanë bërë të njohura shkaqet dhe rrethanat e plota në të cilat ka ndodhur aksidenti rrugor. Ndërkohë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve të saj.