Kronikë e zezë
MKD
Pse u arrestua tetovari në Tabanoc?
Një tetovar 33-vjeçar u arrestua në Vendkalimin Kufitar Tabanoc për drejtim të një Audi A8 të vjedhur
Redaksia ZHURMA
22:26
Përditësuar 07:11
1 min lexim
TETOVA — Më 28.06.2026 në ora 01:15, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin F.A. (33) nga Tetova, në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në dalje të shtetit.
Gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se automjeti „Audi A8“, të cilin ai po e drejtonte, ishte lëndë e kërkimit nga Interpol Gjermania, respektivisht ishte raportuar i vjedhur. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresë përkatëse.
Burim: Tetova Sot
— Redaksia ZHURMA