Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Tetori Rozë shënon nisjen e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin

Nis muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit me fushata sensibilizuese dhe kontrolle në institucionet shëndetësore.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

GJILAN — Muaji tetor shënon nisjen e periudhës së ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, e njohur ndryshe si «Tetori Rozë», ku vëmendja në mbarë botën përqendrohet te rëndësia e diagnostikimit të hershëm, kontrolleve shëndetësore dhe mbështetjes për gratë që përballen me këtë sëmundje. Kanceri i gjirit mbetet një ndër format më të shpeshta te gratë, ndërsa përmes fushatave synohet që gratë të informohen më shumë për faktorët e rrezikut dhe shenjat që nuk duhen neglizhuar.

Foto: www.vizionplus.tv
Foto: www.vizionplus.tv

Në Tiranë, nisja e këtij muaji përcillet me mesazhin «Kontrolli është dashuri për veten. Zbuloje herët, vepro në kohë!», duke vënë theksin te rëndësia e kontrolleve periodike dhe e kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin përmes aktiviteteve sensibilizuese që u drejtohen veçanërisht vajzave dhe grave për t'i nxitur ato t'i kushtojnë vëmendje shëndetit dhe të mos neglizhojnë kontrollet mjekësore. Ekspertët inkurajojnë vajzat dhe gratë që të informohen dhe të konsultohen me mjekun për përcaktimin e hapave të nevojshëm sipas moshës dhe faktorëve individualë të riskut.

Në kuadër të këtij muaji, në shërbimin e Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan bëhet screening mamografia, e cila është një metodë radiologjike që përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve të gjirit. Spitali ka përcjellë mesazhin se zbulimi i hershëm sjell mbijetesë, duke shtuar se ato kanë nevojë për ndihmën dhe kurajon tonë, ndërsa ne kemi nevojë për buzëqeshjen e tyre.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme