Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Flakët përhapen shpejt në Mallakastër — 8 vatra mbeten aktive në vend

Situata më e vështirë paraqitet në Mallakastër, ku për shuarjen e flakëve u angazhua për herë të parë avioni zjarrfikës “Air Tractor”.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

MALLAKASTËR — Gjatë së mërkurës në Shqipëri u raportuan 25 vatra zjarri, nga të cilat tetë mbeten ende aktive. Situata më e vështirë dhe më kritike paraqitet në Riban dhe Ngraçan të Mallakastrës, ku flakët janë përhapur shpejt në masivet e pishave, të favorizuara edhe nga era e fortë.

Flakët përhapen shpejt në Mallakastër — 8 vatra mbeten aktive në vend
Foto: Helicopter dropping water on a wildfire, Ocoee Ranger District, Cherokee Nationa / Wikimedia Commons

Në Riban u angazhua për herë të parë avioni zjarrfikës “Air Tractor AT-833”, së bashku me helikopterë të Forcës Ajrore dhe një dron Bayraktar. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, zjarrfikësit nuk kanë arritur t’i izolojnë plotësisht të gjitha vatrat, ndërsa ndërhyrja nga ajri pritet të rifillojë gjatë mëngjesit të sotëm.

Vatra aktive zjarri janë raportuar gjithashtu në Elbasan, Libohovë, Dropull dhe Dibër, por autoritetet konfirmojnë se asnjë zonë e banuar nuk paraqet rrezik aktual. Ndërkohë, zjarri në Penkovë të Selenicës është shuar plotësisht, pasi flakët shkrumbuan dy hektarë pyll pishash dhe 40 automjete të braktisura.

Burim: Ekonomia Online
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme