Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Haxhiu: Policia po pret prej vitit 2021 për uniforma të reja

Deputetja Teuta Haxhiu ka vendosur fotografi të uniformave në ulëset e ministrave gjatë seancës së Kuvendit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Gjatë seancës së Kuvendit, deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur shqetësimin për mungesën e pajisjeve të reja për zyrtarët policorë. Ajo ka vendosur fotografi të uniformave të Policisë së Kosovës në ulëset e destinuara për ministrat.

Haxhiu: Policia po pret prej vitit 2021 për uniforma të reja
Foto: demokracia.com

Haxhiu i është drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me kërkesën për të dhënë përgjigje se kur do të bëhet pajisja e pjesëtarëve të policisë me uniforma të reja, duke shtuar se ata janë në pritje që nga viti 2021. Sipas saj, efektivët detyrohen t’i mbajnë veshur ato për dymbëdhjetë orë.

«Këta po presin prej 2021 që mos me i parë këto pamje, ka plot prej tyre që më thonë 12 orë i bartin uniformën, kur i hedhin në mbrëmje është e tmerrshme se si është trupi ynë», ka deklaruar Haxhiu ndër të tjera.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme