Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Rama: Çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës duhet hetuar

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e BE-së Sofia Moreira de Sousa dolën në konferencë pas dorëzimit të Progres-raportit nga Komisioni Europian.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një konference për mediat se çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës nga Policia e Shtetit gjatë protestave duhet të hetohet. Qëndrimi i kreut të qeverisë erdhi gjatë paraqitjes së Progres-raportit të Komisionit Europian, në prani të me ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.

Rama: Çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës duhet hetuar
Video · YouTube ↗

Raporti i publikuar nga Komisioni Europian trajton zhvillimet dhe protestat e muajve të fundit, përfshirë ato të tetorit, duke vënë në dukje shqetësimet për ndërhyrjet ndaj protestuesve dhe pretendimet për përdorim të tepruar të forcës. Dokumenti nënvizon gjithashtu vonesat në sistemin gjyqësor, çështjet e korrupsionit, përpjekjet e papërshtatshme mbi institucionet e drejtësisë, si dhe mbikëqyrjen parlamentare dhe lirinë e medias. Po ashtu, reforma në drejtësi e vitit 2016 përmendet si pjesë e rrugëtimit të vendit drejt integrimit.

Gjatë konferencës së përbashkët me ambasadoren Sofia Moreira de Sousa pas dorëzimit të dokumentit, kryeministri Rama u shpreh se asnjë konstatim i raportit nuk mund të anashkalohet. Ai theksoi se e drejta për protestë duhet të garantohet, ndërsa dhuna duhet të ndëshkohet ligjërisht dhe moralisht. Sipas tij, dialogu mbetet rruga kryesore dhe kusht për bashkëjetesë, ku qeveria ka përgjegjësi për ta mundësuar atë.

«E nderuar ambasadore e BE në Shqipëri, e dashur Sofia, mirë se erdhët sot me raportin më të mirë të progresit që Shqipëria ka marrë në dorë ndonjëherë. Ndaj tregon dhe këmbën tuaj të mbarë. Për një kohë të gjatë rrëfimi i rrugëtimit të Shqipërisë europiane është përcaktuar nga çfarë ne prisnim të ndodhte. Statusi i kandidatit, po jo kur. Hapja e negociatave, po, jo, kur?!Sot ky raport i publikuar dje nga Komisioni Europian, tregon mbi hapat që duhet ë hedhim për të kryer këtë rrugëtim.», tha ai.

Pyetje e përgjigje

Çfarë u kërkua për pretendimet e përdorimit të forcës nga policia?

Kryeministri Edi Rama deklaroi se çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës nga policia gjatë protestave duhet të hetohet.

Cilat probleme të tjera përmenden në Progres-raportin e KE-së?

Dokumenti evidenton vonesat në gjykata, çështjet e korrupsionit, ndikimin në drejtësi, mbikëqyrjen parlamentare dhe lirinë e medias.

Kush mori pjesë në konferencën për mediat?

Në konferencën për mediat morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa.

Video · YouTube ↗

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme