Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Cili shet tokën 1.5 milionëshe?

Tre persona shtetas serb dhe kosovar janë arrestuar në Fushë Kosovë për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë dërguar në mbajtje, nën dyshimin se kanë tentuar ta përvetësojnë dhe shesin një parcelë me vlerë mbi 1.5 milionë euro në zonën e Sllatinës, në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit M.T., shtetas serb, L.SH., shtetas serb, dhe M.R., shtetas kosovar, dyshohen se përmes veprimeve të kundërligjshme kanë tentuar të tjetërsojnë një parcelë me sipërfaqe rreth 2 hektarë, transmeton Klankosova.tv.

Cili shet tokën 1.5 milionëshe?
Foto: Ilustrim · Scales of Justice statue, Middlesbrough, Oct 2019 (CC BY 3.0) / Wikimedia Commons

Policia bëri të ditur se të dyshuarit dyshohet se kanë përdorur dokumente të falsifikuara të Serbisë, kanë paraqitur dokumente të rreme si të vërteta, si dhe kanë prezantuar një person të rrejshëm si person real, me qëllim të realizimit të shitjes së pronës përmes noterit.

Burim: Klan Kosova, https://klankosova.tv/
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme