Majlinda Mara: Më bërtiste pa arsye, i vura flakën babait dhe ika në punë
Zbardhet dëshmia e 41-vjeçares nga Burreli që dogji babain 89-vjeçar me benzinë.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Në fshatin Rremull të Burrelit, 41-vjeçarja Majlinda Mara ka tentuar të djegë për vdekje babain e saj 89-vjeçar, Adem Mara, duke përdorur 1.5 litra benzinë. Sipas dosjes hetimore, ngjarja ka ndodhur më 4 nëntor 2026, rreth orës 06:20 të mëngjesit, pasi autorja kishte fshehur lëndën djegëse në oborrin e banesës rreth një muaj më parë. Në dëshminë e dhënë në polici, ajo ka treguar se shkak i debateve të vazhdueshme ishin bërë fjalët e koti dhe bërtitjet pa arsye të të jatit pas një operacioni që ajo kishte kryer në syrin e majtë për shkak të një puçërre.
Majlinda Mara ka deklaruar se pasi ka hedhur benzinën në tapetin e dhomës ku po flinte i moshuari dhe i ka vënë flakën me një shkrepëse, është nisur për në punë. «...kur flaka u përhap në të gjithë dhomën dhe kanë marrë flakë rrobat e krevatit të babait tim, unë kam dalë në korridor dhe babai im filloj duke bërtitur dhe aty ka ardhur bashkëshortja e vëllait, Gëzimit, Servetja, dhe ka nxjerrë nga dhoma babain tim Ademin...», ka pohuar ajo, duke shtuar se më pas është ndaluar nga policia tek porta e shtëpisë. Ndërkohë, kunata e saj, Servete Mara, ka konfirmuar në dëshminë e dhënë se flakët përfshinë orenditë dhe se ky nuk ishte rasti i parë që Majlinda i vinte flakën dhomës së vjehrrit, ndërsa episodi i mëparshëm kishte mbetur i fshehur nga familjarët pa u denoncuar në polici.