Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Temperaturat e larta rrisin rastet e virozave

Gastroenteritet dhe infektivit janë shqetësimet që po mbizotërojnë këtë periudhë

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Temperaturat e larta po favorizojnë shpërthimin e virozave, tipike të stinës. Gastroenteritet, apo siç njihen ndryshe, diarre dhe të vjella të shoqëruara me temperaturë të lartë, janë shqetësimet që po mbizotërojnë këtë periudhë.

Temperaturat e larta rrisin rastet e virozave
Foto: Mother Teresa's Hospital, Varanasi / Wikimedia Commons

Urgjenca e infektivit dhe veçanërisht ajo e pediatrisë janë më të ngarkuara se zakonisht. Mjekët pediatër flasin për rritje të rasteve, kryesisht në grupmoshën 1 deri 5 vjeç. Numri i paraqitjeve në urgjencën e pediatrisë nuk i kalon 200 pacientë në ditë.

Ngarkesa vihet re edhe në poliklinikat e lagjeve, por edhe në qendrat shëndetësore verore, ku është zhvendosur një pjesë e popullsisë për shkak të pushimeve. Mjekët pediatër u bëjnë thirrje prindërve të tregojnë kujdes të shtuar në këtë periudhë me temperatura ekstreme. Burim: Report Tv, https://report.al/temperaturat-e-larta-rrisin-rastet-e-virozave-shtohet-fluksi-ne-urgjencat-pediatrike/
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme