Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Të shtëna me armë zjarri nga jaht në Palasë — Policia ndjek mjetin

Dy persona dyshohen se u larguan me gomonë; Policia Kufitare dhe Njësia Detare po verifikojnë informacionin.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PALASË — Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së 2 gushtit, Policia e Vlorës u njoftua se nga një jaht në det, përballë bregdetit të Palasës, u qëllua me armë zjarri në ajër. Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare u vënë në ndjekje të mjetit lundrues.

Të shtëna me armë zjarri nga jaht në Palasë — Policia ndjek mjetin
Foto: Palasë / Wikimedia Commons

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, paraprakisht dyshohet se dy prej personave që ishin në jaht janë larguar me një gomone nga vendndodhja e ngjarjes. Njëkohësisht, janë njoftuar edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe të Stacionit të Policisë Dhërmi, të cilat po kryejnë kontrollle nga toka përgjatë të gjithë vijës bregdetare.

Operacioni për ndalimin e jahtit dhe verifikimin e plotë të fakteve vazhdon. Policia thotë se do të jepë informacion të detajuar pas përfundimit të veprimeve të para hetimore dhe të dokumentimit të ngjarjes.

Burim: Shekulli
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme