Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Tasholli: Planifikohet peticion dhe grevë për vendimin në Hagë

Platforma “Liria ka Emër” paralajmëron tri aktivitete kundër aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Platforma “Liria ka Emër” ka paralajmëruar ndërmarrjen e disa hapave kundër aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke përfshirë edhe dërgimin e letrave te zyrtarët evropianë. Ismail Tasholli ka bërë të ditur se organizimi i tyre do të shtrihet në tri drejtime kryesore për të kundërshtuar vendimin e deritanishëm.

Tasholli: Planifikohet peticion dhe grevë për vendimin në Hagë
Foto: veriu.info
Video · YouTube ↗

Sipas Tashollit, aktiviteti i parë konsiston në mbledhjen e rreth një milion nënshkrimeve përmes një peticioni fizik brenda vendit dhe në diasporë, të cilat më pas do të dërgohen në Hagë, Strasburg dhe Bruksel. Si masë e dytë, pas bisedave me pjesëtarë të sindikatave të ndryshme, është planifikuar një grevë dhjetëminutëshe çdo ditë deri në vendimin e Apelit, gjatë së cilës do të ndërpritet puna në institucione dhe do të bllokohet komunikacioni.

Sakaq, aktiviteti i tretë parasheh prodhimin dhe transmetimin e dyzet videove të ndara në katër seri dhe profile. Në këtë projekt digjital do të flasin intelektualë, nëna dëshmorësh dhe influencerë për luftën e UÇK-së.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme