Zhurma Press E Enjte · 08 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 05:51 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
05:34 Ushtrimet fizike ndihmojnë në menaxhimin e migrenës05:29 92 përqind e albanëve nuk kontrollojnë datën e skadencës së ujit në shishe05:22 Vojvoda luajti 360 minuta për Kosovën, mediat italiane e quajnë 'makineri' të Udineses05:16 Capital T paralajmëron pauzë nga koncertet dhe rikthim të fuqishëm04:55 Minatorë dalin nga miniera e Trepçës; burimet raportojnë numra të ndryshëm04:47 NASA publikon fotografi të rrezave të para të mëngjesit në Mars04:34 Filipçe: Koalicionet e ardhshme do të bazohen në vlera politike04:26 Rita Ora riposton në Instagram momentin e betimit të presidentes së re04:18 63 minatorë të bllokuar në minierën e Trepçës, disa dalin pas dy orë e gjysmë04:11 K-15 duhet të paguhet deri më 31 dhjetor, minimumi mbi 19 mijë denarë
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë SHQ

Pse sulmuan komisaratin numër 3?

21 protestues të arrestuar do të paraqiten para Gjykatës së Tiranës

Redaksia ZHURMA 10:25 Përditësuar 18:18 1 min lexim
Pse sulmuan komisaratin numër 3?
FOTO · Ilustrim · KFOR provides emergency medic class to Kosovo Police officers (9632057) (Public domain) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Protesta kombëtare nuk u mbyll pa akte dhune. Pas gati 2 orësh fjalime, qytetarët marshuan në kryeqytet, por situata u tensionua te komisariati numër 3 në rrugën “Mine Peza”, aty ku mbahen 21 protestuesit e arrestuar.

Rreth orës 23:45 ishte një grup qytetarësh, disa prej të cilëve të maskuar, që me gurë e shkopinj sulmuan komisariatin duke thyer xhamat. Madje ata arritën të shqyejnë edhe derën dhe disa depërtuan brenda dhomës së pritjes.

Reagimi i policisë ishte i menjëhershëm, duke krijuar një kordon sigurie në të gjithë perimetrin e komisariatit. Po ashtu, u përdor edhe ujë për të shpërndarë protestuesit. Por, ata nuk u tërhoqën.

Një grup u ulën në tokë përballë kordonit të policisë me thirrjet “lironi çunat”, “polici e krimit”, “nuk kemi frikë”. Mes protestuesve pati edhe një moment debati. Një prej tyre bëri thirrje me megafon që të largohen dhe të rinisin marshimin, pasi nuk janë për akte dhune, ndërsa të tjerë ju përgjigjën “jo, jo”.

Akti i dhunës duket se ka qenë i mirëmenduar, sepse grupi i maskuar është fotografuar në mes të turmës te Kryeministria. Policia ka nisur menjëherë me identifikimin e tyre, ndërsa disa prej tyre në disa momente të tubimit kanë hequr maskat, duke bërë të lehtë identifikimin.

21 protestuesit e arrestuar do të dalin të dielën në orën 09:00 para Gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë. Ndërsa protestuesit kanë lajmëruar se do të mblidhen sërish në protestë para gjykatës ndërsa zhvillohet seanca.

*Burim: Shqiptarja, https://shqiptarja.com/lajm/protestuesit-thyejne-xhamat-e-komisariatit-numer-3-policia-i-shperndan-me-uje#863313*

*— Redaksia ZHURMA*

Komentet