Zhurma Press E Hënë · 07 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 16:29 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
16:27 Tragjedi në Indi: 21-vjeçarja zhduket pasi hidhet në lumë16:23 Gjesti flet në seancë pas kërkesës për pranimin e fajësisë16:17 PDK-ja mbledh Kryesinë dhe Grupin Parlamentar për seancën e 9 shtatorit16:13 Tragjedi në SHBA: Zjarri u merr jetën tre fëmijëve të familjes shqiptare16:03 Durmishi: S'ka të dhëna për bashkim kartel të blerësve bujqësorë15:57 Balla pret të dërguarin e Trump për partneritete globale15:52 Donald Trump shfaqet me flokë më të errët dhe ndez reagime15:43 Haxhiu pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Francës15:33 Granti gjerman për ndërmarrjen “Pastrimi” dështon sipas Përparim Ramës15:27 I dërguari i SHBA: Për shtetin Bektashi duhet të vendosë populli shqiptar
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë MKD

Uragani godet Shkupin me 130 km/h — 117 vetura e 35 çati të dëmtuara

Dëmet u shtrijnë në shumë pjesë të qytetit, duke prekur një banesë dhe disa objekte

Redaksia ZHURMA 21:53 Përditësuar 16:17 1 min lexim
Uragani godet Shkupin me 130 km/h — 117 vetura e 35 çati të dëmtuara
FOTO · Foto: Hristijan Mickoski official portrait 2024 (cropped) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKUP — Stuhia që goditi dje Shkupin ishte në kategorinë e uraganit. Në një moment era arriti shpejtësinë prej 130 kilometrash në orë. Dëmet ishin thuajse të pashamngshme, ndërsa sot gjithandej kryeqytetit u pastruan rrugët nga mbetjet që era i shpërndau gjithandej.

Në Çair, si në shumë pjesë të Shkupit kishte pemë të rrëzuara, që kishin dëmtuar edhe makina dhe objekte përreth. Në Karposh një banesë mbeti pa kulm, pasi atë e shkuli era. Edhe një pjesë e poliklinikës në Bit Pazar mbeti pa çati.

Dëme janë shkaktuar edhe në disa institucione shtetërore dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Qendra Sportive “Boris Trajkovski” gjithashtu njoftoi për dëmtime të mëdha në çatinë e pishinës, e cila përkohësisht nuk do të funksionojë.

Në gjithë Shkupin janë regjistruar mbi 117 automjete të dëmtuara, 35 çati të dëmtuara, 189 pemë të rrëzuara dhe shtatë semaforë të dëmtuar. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se dëmet do të vlerësohen, ndërsa kompensimi do të bëhet në përputhje me ligjin dhe praktikën e mëparshme nga institucionet kompetente.

Pasojat e motit të keq janë evidentuar edhe në qytete si Koçan, Shtip, Strumicë dhe rajonin e Vardarit, ku janë raportuar pemë të rrëzuara, çati të dëmtuara, ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëmtime në infrastrukturë.

Burim: TV21

— Redaksia ZHURMA

Komentet