Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Vedat Muriqi mund të kthehet në Spanjë te Valencia

Valencia synon huazimin e sulmuesit prizrenas në muajin janar nga skuadra e Fenerbahçes.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Sulmuesi nga Prizreni, Vedat Muriqi, mund të rikthehet në kampionatin spanjoll për të vazhduar karrierën te skuadra e Valencias. Mediume turke kanë shpërndarë një lajm të publikuar nga “Fichajes”, sipas të cilit klubi spanjoll synon ta huazojë futbollistin gjatë afatit kalimtar të janarit nga rreshtat e Fenerbahçes.

Vedat Muriqi mund të kthehet në Spanjë te Valencia
Foto: ekonomiaonline.com

Klubi i Valencias drejtohet aktualisht nga Javier Aguirre, i cili ka qenë ish-trajner i Muriqit gjatë periudhës kur lojtari lunate te Mallorca. Gjatë karrierës së tij të mëparshme në Spanjë, sulmuesi kishte regjistruar paraqitje të suksesshme duke shënuar 58 gola dhe duke dhuruar 12 asistime në 155 ndeshje për Mallorcan, para se të rikthehej te Fenerbahçe gjatë stinës së verës.

Përfaqësuesi prizrenas ka një marrëveshje zyrtare me klubin turk që skadon në qershor të vitit 2029.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme