Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Shkëndija fitoj në Shtip dhe mbetet lider në Ligën e Parë

Shkëndija e Tetovës triumfoi ndaj Bregallnicës dhe ruajti kryesimin e tabelës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Futbollistët e Shkëndijës së Tetovës morën një fitore jashtë fushe në Shtip kundër Bregallnicës vendase me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 12-të në Ligën e Parë të Maqedonisë. Skuadra tetovare zhbllokoi shifrat që në minutën e tretë me anë të Ndzengues, ndërsa Stojkovski barazoi për vendasit në minutën e 39-të. Epërsinë dhe fitoren përfundimtare Shkëndijës ia siguroi Gjorgievski në minutën e 74-t, pasi u fut nga banka rezervë duke shënuar golin e tij të parë këtë sezon. Vendasit humbën mundësinë e artë për barazim në minutën e 94-t, kur Nikolov dështoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Shkëndija fitoj në Shtip dhe mbetet lider në Ligën e Parë
Foto: zhurnal.mk

Në sfidën tjetër të ditës, Shkëndija e Haraçinës barazoi 1-1 me Tikveshin. Kalendari i kësaj xhiroje vazhdon me tri ndeshjet e tjera mes Shkupit dhe Sileksit, Bashkimit dhe Arsimit, si dhe Vardarit me Strugën.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rr.Tirana, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme