Studentët e UP-së paralajmërojnë protestë për të hënën pas deklaratave të Hajrullahut
Parlamenti Studentor dhe Këshillat Studentorë kanë njoftuar protestë para Rektoratit, duke kërkuar largimin e rektorit pas gjuhës së përdorur.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës dhe Këshillat Studentorë të fakulteteve kanë paralajmëruar protestë para Rektoratit për të hënën, duke filluar nga ora 11:30, në shenjë pakënaqësie ndaj deklaratave të rektorit Arben Hajrullahu. Kjo thirrje publike vjen pas takimit të zhvilluar me Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës, ku është diskutuar situata e krijuar.
Sipas studentëve, gjatë këtij takimi Këshilli Drejtues është distancuar nga gjuha e përdorur nga rektori ndaj tyre, por ata kanë insistuar që çështja të mos mbetet vetëm në nivel diskutimesh, duke kërkuar ushtrimin e përgjegjësive institucionale dhe lirimin e tij nga detyra. Studentët kanë theksuar se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar, pasi deri më tani nuk kanë parë as kërkimfalje dhe as tërheqje nga qëndrimet e shprehura prej tij.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar