Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Fruthi përhapet në Kosovë, mbi 300 raste dhe foshnja në gjendje të rëndë

Institucionet shëndetësorë bëjnë thirrje për vaksinim pas rritjes së rasteve me fruth dhe shtrimit të dhjetëra pacientëve në spitale.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Rastet e fruthit po shënojnë rritje në vend, ndërsa foshnjat nën moshën 12 muaj mbeten më të rrezikuara pasi ende nuk e kanë arritur moshën për t'u vaksinuar. Nga data 16 prill deri më 15 nëntor, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka regjistruar gjithsej 336 raste të konfirmuara me këtë sëmundje.

Fruthi përhapet në Kosovë, mbi 300 raste dhe foshnja në gjendje të rëndë
Foto: zhurnal.mk
Video · YouTube ↗

Klinika e Pediatrisë ka konfirmuar se një foshnjë tremuajshe po trajtohet në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e komplikimeve nga fruthi dhe një pneumonie të rëndë, duke u mbajtur në ventilim mekanik. Pediatri intensiv Petrit Gjaka ka treguar se deri më tani në kujdesin intensiv janë trajtuar 14 fëmijë, prej të cilëve 3 janë vendosur në ventilim mekanik për shkak të gjendjes së rëndë. Ndërkohë, në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar mbi 40 pacientë me fruth. Infektologia Marigona Geci ka theksuar se shifra e pacientëve të hospitalizuar është shqetësuese, sikurse edhe shkalla e mosvaksinimit, pasi deri tani vetëm fëmijët e pavaksinuar kanë shfaqur simptoma.

Drejtoresha e IKSHPK-së, Ardita Baraku, ka bërë të ditur se gjatë dy javëve të fundit është vërejtur një shtim i rasteve, trend që ka vazhduar edhe në javën aktuale. Institucioni ka bërë thirrje që fëmijët e pavaksinuar të marrin vaksinën sa më parë, ndërsa ekipet e vaksinimit po punojnë edhe për imunizimin me vonesë të atyre që nuk e kanë kryer atë. Për parandalimin e përhapjes së mëtejshme dhe mbrojtjen e foshnjave, IKSHPK-ja ka kërkuar bashkëpunim të ngushtë nga prindërit dhe institucionet arsimore.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rr.Tirana, Prizren 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Ndalet rryma në Kuvend, ndërpritet seanca për buxhetin

    80% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Big Brother VIP Kosova 5

    Zhvillim i fundit: kultura

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme