Avancohet projekti i tunelit mes Tetovës dhe Prizrenit
Grupet punuese të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut diskutojnë hapat e radhës për realizimin e projektit të tunelit Tetovë–Prizren.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
PRIZREN — Përfaqësuesit e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mbajtën një takim të përbashkët të grupeve punuese për të diskutuar ecurinë e projektit të tunelit Tetovë–Prizren. Delegacioni kosovar u udhëhoq nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Zef Morina, ndërsa pala e Maqedonisë së Veriut u drejtua nga zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri.
Gjatë këtij takimi u vendos që në një afat sa më të shkurtër të përgatiten kriteret dhe kërkesat teknike, të cilat nevojiten për shpalljen e tenderit për hartimin e projektit. Ky investim vlerësohet si një projekt me rëndësi të veçantë strategjike dhe infrastrukturore, që pritet të përmirësojë ndërlidhjen ndërmjet dy vendeve, të lehtësojë qarkullimin e mallrave e të qytetarëve, si dhe të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal.
Palët shprehën angazhimin e tyre për të vazhduar me hapa konkretë, me synimin që procesi të kalojë sa më shpejt në fazën e projektimit.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar