Prokuroria: Lirohet pronari i lopës që hyri në oborrin e gjykatës
I dyshuari u lirua në procedurë të rregullt pasi u ndalua për 48 orë për shkak të dëmeve në gjelbërim.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Është liruar në procedurë të rregullt pronari i lopës, i cili fillimisht ishte ndaluar për 48 orë pasi kafsha kishte hyrë në oborrin e degës së Gjykatës Themelore në Graçanicë. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka bërë të ditur se procedurat lidhur me këtë rast do të zhvillohen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Lidhur me këtë ngjarje, Prokuroria ka iniciuar procedurë penale për veprën «Asgjësim apo dëmtim i pasurisë», sipas nenit 321 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Incidenti kishte ndodhur më 13 nëntor, kur lopa shkaktoi dëme në gjelbërimin e oborrit të gjykatës, ndërsa gjyqtari i intervistuar në Polici i kishte përshkruar dëmet si minimale.