Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë pas zbulimeve

Zbulimet e fundit në disa lokacione ngjallin shpresa për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Pas gjetjes së mbetjeve mortore në Brod të Shtërpcës, si dhe në Kalludër e Jabukë të Zubin Potokut, janë ngritur dyshime për lokacione të tjera, përfshirë Fushë Kosovën, ku në hyrje të kësaj komune pranë urës dyshohet se mund të ketë mbetje mortore. Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit Koordinues të Shoqatave të Familjarëve të Personave të Zhdukur në Kosovë, tha se në Fushë Kosovë figurojnë ende 15 persona të zhdukur. «Ne dyshojmë, jo institucionet, por ne dyshojmë edhe në varrezat e vjetra të fshatit Nakaradë. Do të thotë, aty dyshojmë që diku duhet të jenë dy, tre ose pesë. Edhe një lokacion këtu prapa nesh, te hekurudha që shkon për Prishtinë», tha ai, duke shtuar se për mbetjet mortore në Brod dyshohet se i përkasin një personi nga Lipjani, identiteti i të cilit do të konfirmohet pas analizave të ADN-së në Hagë.

Dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë pas zbulimeve
Foto: periskopi.com
Video · YouTube ↗

Në Kosovë vazhdojnë të figurojnë mbi 1 mijë e 500 persona të zhdukur që nga lufta, ndërsa fati i tyre mbetet plagë e hapur për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga Serbia dhe moshapjes së arkivave. Gjyle Haziri nga Shoqata «Zëri i Prindërve» në Mitrovicë theksoi: «Familjarët apelojnë te institucionet që, pas zhvarrosjes së varrezave, të mos ndërpritet puna, por të vazhdojë sa më shumë, në mënyrë që të gjendet edhe i fundit».

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme