Spalletti: Zhegrova është gjeni, por i duhet më shumë vazhdimësi
Luciano Spalletti ka vlerësuar paraqitjen e Edon Zhegrovës në fitoren ndaj Venezias, duke theksuar aftësitë e tij por edhe mangësitë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka folur me superlativa për cilësitë e Edon Zhegrovës pas fitores 4-0 kundër Venezias, ku sulmuesi kosovar luajti për herë të parë 90 minuta të plota dhe regjistroi një asistim. Pas përfundimit të takimit, tekniku italian vlerësoi aftësitë e rralla individuale të lojtarit.
«Zhegrova është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ndonjëherë bën gjëra që as vetë nuk mund ta shpjegojë se si ia del t’i realizojë. Ka një prekje gjeniale dhe një këmbë të majtë shkatërruese. Kur gjithçka duket e mbyllur, ai gjen diçka krejtësisht të paparashikueshme», u shpreh trajneri.
Megjithatë, Spalletti vuri në pah edhe aspektet ku përfaqësuesi i Kosovës duhet të përmirësohet, duke përmendur humbjet e topit dhe rënien e përqendrimit. Sipas tij, këto momente e ekspozojnë skuadrën ndaj kundërsulmeve, ndaj është thelbësore që lojtari të gjejë vazhdimësi në lojë dhe të mos mmbështetet vetëm te shkëlqimi i çasteve. Ndërkohë, Juventusi do të luajë në mesjavë në Ligën e Evropës, ku Zhegrova nuk është i përfshirë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


