Nën hetim efektivët e policisë për rastin e kokainës në Gramsh
Hetimet për rreth 400 gramë kokainë të sekuestruara në Gramsh përfshijnë edhe efektivët e policisë zonale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Hetimet e nisura pas sekuestrimit të rreth 400 gramë kokainë në dy banesa në Gramsh janë shtrirë edhe ndaj efektivëve të policisë zonale. Prokuroria e Elbasanit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dyshojnë se punonjësit e policisë kanë kryer shpërdorim detyre, pasi nuk kanë ushtruar kontrollet e nevojshme për të verifikuar nëse dy personat respektonin masën e sigurisë.
Kontrollet u zhvilluan në banesat e shtetasve me inicialet T.H. dhe R.H., të cilët ndodheshin nën masën e sigurisë «arrest në shtëpi», por dyshohet se vijonin aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Sipas informacioneve, njëri prej të dyshuarve rezulton i përfshirë edhe më parë në këtë aktivitet të paligjshëm, ndërsa operacioni vijon.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


