Edon Zhegrova asiston në fitoren e thellë të Juventusit kundër Venezias
Sulmuesi i Kosovës kompleton ndeshjen e parë të plotë dhe si startues te Juventusi, duke dhuruar një asistim në Serie A.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Edon Zhegrova ka zhvilluar një paraqitje të rëndësishme me fanellën e Juventusit, ku për herë të parë që nga transferimi i tij e ka kompletuar një ndeshje të plotë dhe ka qenë startues për këtë edicion. Në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A, skuadra e njohur si “Zonja e Vjetër” ka triumfuar me rezultatin e thellë 4:0 ndaj Venezias.
Sulmuesi i krahut të djathtë kontribuoi me një asistim në minutën e 65-të te goli për 3:0, i cili u realizua nga Juan Cabal. Përfaqësuesi i Kosovës ka regjistruar kështu asistimin e tretë për këtë edicion, krahas dy golave të shënuar deri më tani. Për më tepër, në radhët e Venezias u inkuadrua në lojë në minutën e 87-të sulmuesi Albion Rrahmani.
Falë këtij rezultati pozitiv, Juventusi është ngritur në pozitën e gjashtë në tabelë duke arritur kuotën e 21 pikëve.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 6 zhvillime
- 26 tetor Edon Zhegrova fyehet nga tifozët e Lecces para ndeshjes
- 16 nëntor Edon Zhegrova shpallet dribluesi më i mirë në Ligën e Kombeve
- 17 nëntor Edon Zhegrova drejt largimit nga Juventusi përmes një shkëmbimi
- 18 nëntor Edon Zhegrova rikthehet në stërvitje me Juventusin
- 19 nëntor Al-Ittihad synon Edon Zhegrovën me ofertë prej 15 milionë eurosh
- 22 nëntor Edon Zhegrova asiston në fitoren e thellë të Juventusit kundër Venezias · ky artikull
Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



