Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Pak vajza në arsimin profesional, përbëjnë 17.2 për qind të nxënësve

Të dhënat zyrtare tregues të pjesëmarrjes së ulët të vajzave në shkollat profesionale, ndërsa nxënëset ndajnë përvojat e tyre.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Arsimi profesional në vend vijon të ketë numër të ulët vajzash të regjistruara, pavarësisht mundësive që ofron për tregun e punës. Sipas të dhënave të INSTAT për vitin shkollor 2025–2026, janë regjistruar 2.958 vajza kundrejt 14.232 djemve, duke përbërë kështu vetëm 17,2 % të totalit të nxënësve, megjithëse krahasuar me një vit më parë numri i tyre shënoi një rritje prej 102 vajzash.

Pak vajza në arsimin profesional, përbëjnë 17.2 për qind të nxënësve
Foto: gazetatema.net

Në shkollën «Karl Gega», nxënëset tregojnë për sfidat dhe përshtatjen e tyre në degë ku mbizotërojnë djemtë. Zoje Zeqiri, e cila ndjek degën e gjeodezisë dhe është vajza e vetme në klasën e përbërë nga dhjetë nxënës, tregon se familjarët kishin fillimisht skepticizëm. «Ngaqë shkolla nuk kishte shumë vajza menduan se do ishte e vështirë për mua, ngaqë do isha në një shkollë plot me djem dhe menduan mos ishte keq», u shpreh ajo, duke shtuar se më pas gjithçka u normalizua.

Edhe Adelajda Perisnaka, e cila ndjek degën e inxhinierisë së ndërtimit, tregon se kishte pasur frikë se nuk do të ambientohej dot. «Mendoja se nuk do ambjentohesha dot, nuk do ndihem mirë dhe nuk do jem rehat, por kur hyra në klasë dhe shokët e klasës janë shumë të mirë, janë të respektueshëm», tha ajo, duke treguar se zgjedhjen e kishte mbështetur edhe te sugjerimet e familjarëve për shkak të ndihmës që jep shkolla profesionale edhe për universitetin.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme