Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Bllokohen llogaritë dhe kërkohet paraburgim për E.A. pas mashtrimit me leukeminë

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për E.A., i cili u arrestua pasi përfitoi mbi 189 mijë euro përmes një fushate të rreme për shërim.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

GJILAN — Paratë e grumbulluara nga fushata mashtruese në platformën «GoFundMe» janë bllokuar në llogaritë bankare, ndërsa Prokuroria Themelore ka njoftuar se do të paraqesë kërkesë në Gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet E.A. I dyshuari ishte ndaluar më 21 nëntor, rreth orës 22:00, pas një periudhe kërkimi nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se kreu veprën penale «Mashtrimi».

Bllokohen llogaritë dhe kërkohet paraburgim për E.A. pas mashtrimit me leukeminë
Foto: periskopi.com

Sipas njoftimit zyrtar, E.A. kishte hapur fushatë më 9 nëntor 2026 duke sajuar se vuante nga leukemia akute, për të cilën kërkonte ndihmë financiare nga qytetarët brenda vendit dhe nga bashkatdhetarët në diaspora. Hetimet dhe verifikimi i historikut shëndetësor treguan se i dyshuari nuk e kishte sëmundjen e pretenduar, ndërkohë që shuma e përfituar përmes kësaj metode arriti në 189 mijë e 206 euro e 8 centë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Veternik 2 Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme