Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Bruno Fernandes refuzon kufizimin e objektivave te top katërshja

Kapiteni i Manchester Unitedit deklaron se synimi i tij mbetet fitimi i trofeve madhorë me klubin anglez.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kapiteni i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, ka theksuar se ambicia e tij mbetet fitimi i Premier League dhe Ligës së Kampionëve me klubin anglez, duke shtuar se synimi duhet të jetë gjithmonë fitimi i trofeve dhe jo vetëm sigurimi i një vendi në top katërshe. Në një intervistë për mediumin «Sky», mesfushori portugez u shpreh se nuk dëshiron që objektivat të kufizohen. «Synimi im do të jetë gjithmonë fitimi i Premier League dhe Ligës së Kampionëve me klubin ku jam. Nuk do të them kurrë se, duke parë pozicionin tonë aktual, duhet të synojmë vetëm top katërshen. Jo, jo… Unë jam këtu për të fituar!», deklaroi Fernandes.

Bruno Fernandes refuzon kufizimin e objektivave te top katërshja
Foto: zeri.info

Siç raportoi Zhurma më 15 nëntor 2026, mesfushori portugez ka refuzuar dy oferta për vazhdimin e kontratës me klubin anglez, ndërsa situata e tij është monitoruar edhe nga klubi italian i Milanit.

Lexo edhe

Më shumë →

Kjo histori — 4 zhvillime

  1. 15 nëntor Bruno Fernandes refuzon dy oferta për vazhdimin e kontratës me Manchester United
  2. 17 nëntor Bruno Fernandes mund të largohet nga Man Utd, disa klube e duan
  3. 22 nëntor Milani monitoron Bruno Fernandesin për ta transferuar si lojtar të lirë
  4. 22 nëntor Bruno Fernandes refuzon kufizimin e objektivave te top katërshja · ky artikull
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme