kosove siguri

Çfarë kërkon Sindikata e Policisë për pensionimin e oficerëve?

Kërkesat përfshijnë pension 60-80% të pagës bruto dhe ngritje dy gradash një vit para daljes në pension.

Çfarë kërkon Sindikata e Policisë për pensionimin e oficerëve?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Sindikata e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se njëra nga kërkesat kryesore të saj mbetet miratimi i Ligjit për pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve policorë nga mosha 55-vjeçare.

Sipas Sindikatës, ky ligj duhet të jetë i ngjashëm me atë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (\1). Pensioni do të niste me 60 për qind të pagës bruto dhe për çdo vit përvojë pune do të rritej për 2 për qind, por pa e kaluar 80 për qind të pagës bruto.

Sindikata kërkon gjithashtu që gjatë përllogaritjes së pensionit të merret parasysh paga më e lartë që zyrtari ka pasur gjatë shërbimit. Një tjetër kërkesë është ngritja me dy grada një vit para pensionimit, si vlerësim për kontributin. Pensioni duhet të mbetet i pandryshueshëm edhe pas moshës 65-vjeçare.

Sindikata paralajmëroi se nuk do të pranojë një projektligj që nuk i përshtatet interesave të zyrtarëve policorë.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse Kosova s'guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan?
  2. KEDS dhe KOSTT ndërpresin rrymën të dielën në katër rajone
  3. Cilët artistë mblidhen në Gjilan për finalen e 'Rising Stars'?
  4. Si financonte ISIS-in grupi i arrestuar për mashtrime me Bitcoin?

Vazhdo leximin