Zhurma Press E Enjte · 01 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:26 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Jetesa MKD

Siguria mjedisore kërkon institucione të forta dhe bashkëpunim

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, mori pjesë në Seminarin për Sigurinë Mjedisore në Shkup.

Redaksia ZHURMA 11:09 1 min lexim
Siguria mjedisore kërkon institucione të forta dhe bashkëpunim
FOTO · tetovasot.com Arkivi ZHURMA

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, mori pjesë në Seminarin për Sigurinë Mjedisore të organizuar në kryeqytetin e vendit. Takimi u zhvillua në kuadër të iniciativës evropiane të njohur si Twining projekti i Bashkimit Evropian, i cili synon ngritjen e kapaciteteve për zbatimin e legjislacionit mjedisor.

Gjatë punimeve të këtij seminarit, u trajtuan çështje që lidhen me ndryshimet klimatike, ndotjen, mbetjet, mungesën e burimeve, degradimin e natyrës dhe rreziqet ndërkufitare, të cilat përbëjnë tashmë pjesë të agjendës globale të sigurisë. Pjesëmarrësit shkëmbyen mendime për situatat emergjente, shëndetin publik, si dhe sfidat që prekin vendin tonë, Greqinë dhe rajonin më të gjerë të Ballkanit.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues dhe ekspertë nga Maqedonia e Veriut, Spanja dhe Greqia. Gjatë diskutimeve u vu theksi te lidhja mes sigurisë mjedisore, sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit, duke u kërkuar angazhim më i madh nga organet inspektuese dhe autoritetet kompetente për ndalimin e dukurive të paligjshme që dëmtojnë shëndetin dhe natyrën.

Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në rrugën e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe në forcimin e strukturave të saj. Autoritetet vlerësuan se bashkëpunimi operativ përmes rrjeteve ndërkombëtare, ku përfshihet edhe Rrjeti i Bashkimit Evropian për Zbatimin dhe Përforcimin e së Drejtës Mjedisore, është i domosdoshëm për të luftuar krimin mjedisor ndërkufitar dhe për të garantuar një të ardhme të sigurt.

Burimet: Tetova Sot; Gazeta Blic (klaster 2 outlets).

Komentet