Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Shqipëria partner në Bits & Pretzels 2026, 17 startupe shqiptare prezantohen në Mynih

Ekosistemi i inovacionit shqiptar përfaqësohet me 17 startup në festivalin e madh europian në Mynih, me Ministrinë Delina Ibrahimaj të theksuarë sektorët e cybersecurity, AI dhe…

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Ekosistemi shqiptar i inovacionit, i konsoliduar si rrjet sipërmarrjesh me ambicione ndërkombëtare, prezantohet në edicionin 2026 të Bits & Pretzels, një nga eventet më të rëndësishme europiane për startup-e dhe inovacion, që zhvillohet në Mynih të Gjermanisë. Shqipëria ka statusin e vendit partner dhe përfaqësohet me 17 startup nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, të cilat sjellin jo vetëm histori suksesi por edhe panoramë të transformimit të ekosistemit.

Foto: / javanews.al
Foto: / javanews.al

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e pranishme në festival, deklaroi: «17 Startup-et e përzgjedhur, operojnë në fushat e cybersecurity, inteligjencës artificiale dhe në edukim. Jo pa qëllim janë përzgjedhur këto sektorë, pasi janë ndër më të kërkuarit aktualisht në tregjet ndërkombëtare. Qëllimi është që këto startup-e të ndajnë idetë e tyre, të bëjnë takime me të singjashmit si dhe për të tërhequr sa më shumë financime në tregun tonë. Panaire të tilla shërbejnë për ta vendosur Shqipërinë në hartën globale të ekosistemit të startupe-ve, që të arrijmë në nivelet e vendeve, që janë të shtrira, në tregjet e huaja».

Promovimi është nismë e Startup Albania dhe EU4Innovation (GIZ), në kuadër të përpjekjeve për zgjerimin e pranisë ndërkombëtare të startup-eve shqiptare dhe lidhjen e tyre me rrjetet europiane të inovacionit dhe investimeve. Pjesëmarrja në Bits & Pretzels 2026 vjen pas pranisë gjithnjë më aktive të startup-eve shqiptare në evente të rëndësishme si ITB Berlin, VivaTech dhe Slush, duke forcuar gradualisht pozicionimin e Shqipërisë në hartën europiane të sipërmarrjes inovative.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Pejton 2, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme