Shqipëria kurorëzohet nga Europexplores si destinacioni më i mirë në Evropë
Sipas një publikimi në Instagram nga Europexplores, Shqipëria vlerësohet si destinacioni kryesor evropian për udhëtime.
Një postim i faqes “Europexplores” në Instagram e cilëson Shqipërinë si destinacionin më të mirë për udhëtime në Evropë. Vendi përshkruhet si një nga më të përfolurit për arratisje në kontinent.
Publikimi veçon plazhet e Rivierës Shqiptare dhe Ksamilit, si dhe qytetet historike si Berati dhe Gjirokastra. Po ashtu, theksohet kombinimi i bregdetit mesdhetar me peizazhet malore dhe qytetet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Një avantazh tjetër i përmendur janë kostot më të ulëta të udhëtimit krahasuar me shumë vende të njohura evropiane. “Europexplores” sugjeron se vizitorët mund të kalojnë një ditë duke notuar në ujëra të kthjellëta dhe ditën tjetër duke eksploruar fshatra shekullorë ose duke u ngjitur në Alpet Shqiptare.
Postimi mbyllet me pyetjen nëse lexuesit do ta zgjidhnin Shqipërinë për pushimet e ardhshme verore në Evropë.